Gjatë një fjalimi në samitin e G7, presidenti ukrainas Zelensky tha se lufta e Rusisë në Ukrainë duhet të përfundonte para fillimit të dimrit, sipas BBC.
Zelensky tha se kushtet e betejës do ta bënin më të vështirë situatën për trupat e tij ndërsa ata do të luftonin kundër rusëve dhe u kërkoi udhëheqësve të G7 të bëjnë maksimumin për t’i dhënë fund luftës deri në fund të vitit.
Lexo edhe: Zelensky kërkon nga G7 sisteme të mbrojtjes kundërajrore
Zelensky iu drejtua liderëve të G7 përmes një video-live në një samit në kështjellën Elmau në Kruen, Gjermani, ku kërkoi ndihmë për rindërtimin, sistemet e mbrojtjes kundërajrore, ndihmë për eksportet e grurit dhe garancitë e sigurisë.
Ai gjithashtu kërkoi nga liderët që të shtojnë sanksionet kundër Rusisë.
/abcnews.al