Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka thënë faqes së lajmeve Axios se do të ishte gati të jepte dorëheqjen nga posti, pasi të mbaronte lufta me Rusinë.
Moska zyrtare e ka quajtur vazhdimisht jolegjitim Zelenskyn për shkak se atij i ka përfunduar mandati i presidentit, mirëpo Ukraina nuk mund të zhvillojë zgjedhje sepse ka futur në fuqi ligjin ushtarak prej që ka nisur pushtimi rus.
Parlamenti i Ukrainës, Verkhovna Rada, ka miratuar në shkur të këtij viti një rezolutë që zgjat mandatin e Zelenskyt deri në heqjen e ligjit ushtarak.


