Zelensky: Rusia po përdor urinë si armë për të fituar terren

schedule12:03 - 6 Prill, 2022

schedule 12:03 - 6 Prill, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia po përdor urinë si armë në përpjekjen e saj për të fituar terren. Gjatë një fjalimi përpara parlamentit irlandez, ai tha gjithashtu se  raketat ruse po “shkatërronin elementët thelbësore të jetesës,” sipas BBC.

Ai tha se forcat ruse kishin bllokuar të gjitha portet detare dhe anijet me ushqime për eksport të Ukrainës.

“Ukraina është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të bujqësisë”, tha Zelensky duke theksuar se veprimet e Rusisë do të shkaktonin mungesa në furnzime dhe rritje të kostove për miliona njerëz në të gjithë globin.

“Për ta uria është një armë kundër nesh, njerëzve të thjeshtë si një mjet për të dominuar”, tha ai.

Zelensky u kërkoi gjithashtu udhëheqësve politikë të Irlandës që të përdorin ndikimin e tyre për të bindur vendet e tjera të BE-së që të vendosin sanksione edhe më të ashpra për të ndalur pushtimin e Putin.

BE do të takohet sot për të diskutuar sanksione të mëtejshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!