Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare, bashkë në një tryezë/ Çfarë pritet sot në Mynih

schedule09:31 - 14 Shkurt, 2026

schedule 09:31 - 14 Shkurt, 2026

Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih vijon sot, 14 shkurt, me një agjendë të ngarkuar, ku pritet të mbajnë fjalime dhe të marrin pjesë në diskutime disa nga liderët më të rëndësishëm botërorë.

Mes figurave kryesore që do t’i drejtohen konferencës janë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në Mynih janë gjithashtu të pranishëm kryeministri britanik Keir Starmer, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, si dhe ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi.



Marco Rubio dhe Wang Yi do të mbajnë fjalime të ndara mbi rolin dhe pozicionin e vendeve të tyre në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë, Volodymyr Zelensky dhe Mark Rutte do të marrin pjesë në një panel diskutimi mbi perspektivat për sigurimin e mbështetjes afatgjatë ndërkombëtare për Ukrainën.

Keir Starmer dhe Ursula von der Leyen do të zhvillojnë një bisedë mbi mënyrën se si mund të ushtrohet fuqia politike “në një botë të trazuar”, ndërsa liderët e Danimarkës, Finlandës dhe Spanjës do të diskutojnë për forcimin e sigurisë transnacionale.

Pjesë e programit është edhe figura e opozitës venezueliane dhe fituesja e Çmimit Nobel, María Corina Machado, e cila do të flasë për situatën aktuale në Venezuelë.

Mbi 60 krerë shtetesh në Mynih

Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih po mbahet në hotelin Bayerischer Hof, në Mynih të Gjermanisë. Ajo ka mbledhur më shumë se 60 krerë shtetesh dhe qeverish, 50 drejtues organizatash ndërkombëtare dhe përfaqësues nga të paktën 115 vende të botës.

Gjatë ditës së parë, presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për “një Europë të fortë”, ndërsa kancelari gjerman Friedrich Merz pranoi se ekziston një “çarje” mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

Dita e dytë pritet të përqendrohet te sfidat globale të sigurisë, roli i fuqive të mëdha dhe e ardhmja e mbështetjes për Ukrainën, në një klimë të tensionuar gjeopolitike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!