Zelensky: Putin dëshiron të shfarosë popullin ukrainas

schedule10:00 - 2 Mars, 2022

schedule 10:00 - 2 Mars, 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha sot se rreth 6,000 rusë janë vrarë në gjashtë ditët e para të pushtimit të Moskës. Ai ka akuzuar Rusinë se po bën përpjekje të “zhdukë” të gjithë ukrainasit.

Duke iu referuar sulmit të Rusisë në “Babyn Yar” monument i masakrës së hebrenjve të Luftës së Dytë Botërore Zelensky tha:

“Ata nuk dinë asgjë për Kievin, për historinë tonë. Por të gjithë kanë urdhër të na fshijnë historinë, të fshijnë vendin tonë, të na fshijnë të gjithëve.”

Lexo edhe: OKB-ja voton sot rezolutën për dënimin e pushtimit rus në Ukrainë

Luftimet në Ukrainë janë futur në ditën e shtatë të tyre. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë 136 civilë mes të cilëve 13 fëmijë. BBC shkruan se shifrat janë bërë publike nga Kombet e Bashkuara.

Liz Throssell, një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se numri real i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!