Zelensky: Prioriteti është mbrojtja e kufijve tanë, gati për të gjithë skenarët

schedule09:25 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 09:25 - 19 Dhjetor, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se mbrojtja e kufijve të Ukrainës do të jetë gjithmonë prioritet dhe se vendi i tij është i gatshëm për të gjithë skenarët e mundshëm kundër Rusisë dhe aleatit të saj Bjellorusisë.

“Mbrojtja e kufijve tanë, si me Rusinë ashtu edhe me Bjellorusinë, është prioriteti ynë i vazhdueshëm”, tha Zelensky në një fjalim. “Ne po përgatitemi për të gjithë skenarët e mundshëm të mbrojtjes”, shtoi ai.

Deklaratat e Zelenskyt vijnë menjëherë pas vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Bjellorusi mes spekulimeve për një sulm të ri të mundshëm nga Moska. Në fjalimin e tij, presidenti ukrainas u bëri një thirrje të re vendeve perëndimore për t’i siguruar Ukrainës mbrojtje efektive ajrore.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se forcat ukrainase kanë kontrollin e qytetit Bakhmut në Ukrainën lindore, ku po zhvillohen disa nga luftimet më të ashpra.

/abcnews.al