Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është në pritje të rrijtjes së mbështetjes së sigurisë për Ukrainën nga ana e Bashkimit Europian.
“Çmimi i agresionit” për Rusinë duhet të rritet, tha ai në një postim në Tëitter pas bisedimeve të tij të fundit me presidentin e Lituanisë, një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës në BE, shkruan The Guardian.
Gjithashtu Zelensky ka bërë me dije se ka dorëzuar formularin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Sot kemi bërë një hap tjetër drejt anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Është një moment shumë i rëndësishëm, ky është një hap formal drejt bashkimit evropian”, shkruan Zelensky./abcnews.al/