“Zelensky po i kërkon publikisht,” Lavrov: Armët që po çon Perëndimi në Ukrainë mund të përshkallëzojnë situatën

schedule22:58 - 26 Maj, 2022

schedule 22:58 - 26 Maj, 2022

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka paralajmëruar sonte se dërgesat me armë që Perëndimi po bën në Ukrainë mund të çojnë në një “përshkallëzim të papranueshëm” të situatës.

Në një intervistë për RT Arabic, të cituar nga agjencia e lajmeve Tass, ai thotë: “Perëndimi bëri thirrje për mposhtjen e Rusisë në fushën e betejës, dhe për këtë është e nevojshme … t’u pompohet armë nacionalistëve ukrainas, regjimit ukrainas, përfshirë armët që mund të arrijnë në Federatën Ruse.”

“Këto janë armët që [Presidenti ukrainas Volodymyr] Zelensky i kërkon publikisht,” thotë ai.

“Ne e paralajmëruam Perëndimin në mënyrën më serioze se ata tashmë, në fakt, po bëjnë një luftë prokure me Federatën Ruse … por ky do të jetë një hap serioz drejt një përshkallëzimi të papranueshëm,” tha Lavrov. /abcnews.al.