Zelensky Perëndimit: Armët që na dërgoni konsumohen brenda pak orësh

schedule13:08 - 15 Mars, 2022

schedule 13:08 - 15 Mars, 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymy Zelensky tha se armët që Perëndimi i dërgon Ukrainës konsumohen me shpejtësi brenda pak orësh.

Në takimin online me liderët evropianë në Londër ai tha se dërgesat e furnizimeve nga Britania e Madhe dhe vendet e tjera konsumohen me shpejtësi: “Sasia që marrim në javë përdoret zakonisht nga ne brenda 20 orëve”.

Zelensky ka shprehur zhgënjimin e tij nga NATO për refuzimin për të zbatuar zonën e ndalim fluturimit në Ukrainë.

Në një video-telefonatë drejtuar kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës Estonisë dhe Finlandës, Zelensky tha se NATO është “aleanca më e fortë në botë” – por “disa nga anëtarët e kësaj aleance janë të hipnotizuar nga agresioni rus”.

LEXO KËTU të gjitha ngjarjet për luftën Ukrainë-Rusi

“Ne dëgjojmë shumë biseda për luftën e tretë botërore, se gjoja mund të fillojë nëse NATO do të mbyllë qiellin e Ukrainës për raketat dhe avionët rusë dhe për këtë arsye zona e ndalim-fluturimit humanitar nuk është krijuar ende”, tha ai.

“Kjo i lejon ushtrisë ruse të bombardojë qytete paqësore dhe të hedhë në erë blloqe banimi, spitale dhe shkolla. Katër ndërtesa shumëkatëshe në Kiev në mëngjesin e e sotëm u bombarduan me dhjetëra të vdekur”, u shpreh Zelensky para liderëve evropianë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!