Zelensky për median ruse: Ukraina gati të diskutojë për statusin e neutralitetit

schedule21:12 - 27 Mars, 2022

schedule 21:12 - 27 Mars, 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kievi është gati të diskutojë miratimin e një statusi neutral, një nga kushtet e Rusisë për të ndaluar luftën që i ka shpallur  Ukrainës që prej 24 shkurtit.

Gjatë një interviste për median e pavarur ruse, Zelensky theksoi se në rast dakordësie për neutralitet, së pari Ukraina duhet të marrë garanci nga palët e treta.

Zelensky tha se populli ukrainas do të pyetet nëpërmjet një referendumi nëse dëshiron statusin e neutralitetit.

Lexo edhe: 32 ditë luftë, raportohen sirena të sulmit ajror në Ukrainë 

“Garanci për sigurinë,  regjimi jo bërthamor, ne jemi të gatshëm të diskutojmë për neutralitetin. Kjo është pika më e rëndësishme,” thotë Zelensky në një video-telefonatë për medien ruse të pavaruar.

Udhëheqësi ukrainas , duke folur në rusisht tha se pushtimi rus ka shkaktuar shkatërrimin e qyteteve rusishtfolëse në Ukrainë.

Përdorimi i gjuhës ruse në Ukrainë është diçka që është diskutuar gjatë bisedimeve të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, raporton Reuters. Megjithatë Zelensky tha se Ukraina ka refuzon të diskutojë kërkesat e tjera ruse, siç është çmilitarizimi i Ukrainës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!