Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Pas një muaji luftë, mos thoni se ushtria e Ukrainës nuk përmbush standardet e NATO-s

schedule12:35 - 24 Mars, 2022

schedule 12:35 - 24 Mars, 2022

Në fjalimin e tij virtual në samitin e NATO-s, presidenti ukrainas Zelensky ka akuzar Rusinë për përdorimin e bombave me fosfor mëngjesin e sotëm, shkruan BBC

“Po vdesin njerëZ, përfshirë edhe fëmijë”, tha ai.

Presidenti Zelensky gjithashtu pyeti anëtarët e aleancës nëse ata ishin të sigurt se neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut do të funksiononte nëse Rusia do të sulmonte NATO-n.  Neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut thekson se një sulm ndaj një vendi anëtar të NATO-s është një sulm ndaj të gjithë NATO-s.

Ai bëri thirrje aleancës që të mos deklarojë më se ushtria e Ukrainës nuk i përmbush standardet e NATO-s.

“E vetmja gjë që kërkoj nga ju pas një muaji lufte është të mos na thoni se ushtria jonë nuk i përmbush standardet e NATO-s,” tha presidenti.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!