Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga presidenti Biden dhe zonja e parë

schedule20:12 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 20:12 - 21 Dhjetor, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me Presidentin e SHBA Joe Biden. Ai u përshëndet nga Biden dhe zonja e parë Jill Biden.

Dy liderët janë planifikuar të zhvillojnë një takim dypalësh. Ky është udhëtimi i parë i Zelensky jashtë shtetit që nga fillimi i luftës.

Zelensky tha se është në Uashington për të falënderuar popullin amerikan, presidentin amerikan Joe Biden dhe Kongresin për mbështetjen e tyre shumë të nevojshme.

“Unë jam sot në Uashington për të falënderuar popullin amerikan, Presidentin dhe Kongresin për mbështetjen e tyre shumë të nevojshme. Dhe gjithashtu për të vazhduar bashkëpunimin për të sjellë më afër fitoren tonë”, tha Zelensky në një postim në kanalin e tij zyrtar Telegram. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!