Zelensky kritikon ashpër liderët perëndimorë: Ju intereson vetëm ekonomia juaj, sanksionet erdhën shumë vonë

schedule09:38 - 17 Mars, 2022

schedule 09:38 - 17 Mars, 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është duke mbajtur një fjalim  në Bundestagun gjerman në Berlin, ku ka lëshuar kritika të ashpra ndaj liderëve perëndimorë.

Zelensky tha se ndërsa forcat ruse po mblidheshin në kufirin ukrainas përpara pushtimit, udhëheqësit perëndimorë vepruan shumë ngadalë dhe nuk bënë aq sa duhej për të penguar Rusinë.

Lexo KËTU live zhvillimet e luftës

“Gjithçka që ju interesonte ishte ekonomia,” i tha Zelensky liderëve perëndimorë.

Ndër të tjera Zelensky kritikoi hezitimin për ta lënë Ukrainën të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s, duke thënë se “nuk ka vend për ne në këtë tryezë”.

Ai i kërkon Gjermanisë të marrë “rolin udhëheqës që meriton” dhe i bën thirrje kancelarit Olaf Scholz të shembet një “mur” kundër lirisë që po ngrihet nga Rusia në Evropë.

Zelensky kritikon gjithashtu mungesën e veprimeve të ndërmarra nga vendet e BE-së përpara pushtimit, duke u thënë deputetëve se sanksionet erdhën shumë vonë.

Një ditë më parë presidenti ukrainas mbajti një fjalim para Kongresit Amerikan, ku i kërkoi presidentit amerikan të bëhet lider i paqes në botë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!