Ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit Dmitry Medvedev bëri një tjetër deklaratë të ashpër kundër presidentit ukrainas, Zelensky.
Bashkëpunëtori i ngushtë i Vladimir Putin tha se; “Zelensky dëshiron të anëtarësohet shpejt në NATO. Ide e mirë. Thjesht po i lutet Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut që të përshpejtojë fillimin e një lufte të tretë botërore”.
Dmitry Medvedev shtoi ndër të tjera se “Biden njoftoi se nuk do të njihte aneksimin e territoreve të reja në Rusi.
Është turp. Mund të gjejmë një vend të mirë për të hapur një konsullatë amerikane në rajonet e reja të Federatës Ruse.’
Ai iu referua edhe deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, i cili tha se; “Nëse Ukraina heq dorë, do të zhduket si shtet”, ndërkohë që Medvedev shtoi; Çfarë ciniku, në fund të fundit, nëse ai nuk ndalet, atëherë një pjesë e konsiderueshme e ukrainasve do të zhduket”.
/abcnews.al