Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Europa nuk do të jetë në gjendje t’i rezistojë Rusisë vetëm nëse Shtetet e Bashkuara ndalojnë ndihmën për Ukrainën, por ai tha se ishte i bindur se kjo nuk do të ndodhte.
“E vetme Europa nuk do të jetë në gjendje të garantojë ndihmën që Ukraina ka marrë më parë, as ushtarakisht dhe as financiarisht”, tha Zelensky në një intervistë për kanalin gjerman Ard.
“Ndoshta, edhe nëse e gjithë Europa do të ishte e bashkuar, nuk do të ishte në gjendje t’i jepte mbështetje të mjaftueshme Ukrainës. Shtetet e Bashkuara, megjithatë, kanë një ndikim dhe kur sinjalet nuk janë shumë pozitive, kjo ka një ndikim te disa liderë europianë,” vuri në dukje Zelensky.
Sipas kreut të shtetit ukrainas, nëse Shtetet e Bashkuara vonojnë ndihmën apo mbështetjen, kjo do të ketë ndikim edhe në një Europë të bashkuar, por unë besoj se Europa nuk do të mbetet vetëm”, përfundoi ai.
/abcnews.al