Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ka folur me liderin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, por nuk ka dhënë asnjë detaj se çfarë është diskutuar.
Rusia më herët tha se një delegacion kishte mbërritur në Bjellorusi, për bisedime me Ukrainën.
Por Zelensky e hodhi poshtë ofertën duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.
Por ai tha se mbetet i hapur për negociata në vende të tjera. /abcnews.al