Zelensky pritet t’u bëjë thirrje shtatë vendeve të pasura që të dërgojnë më shumë armë të rënda në Ukrainë dhe të vendosin sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, sipas BBC.
Gjatë një fjalimi mbrëmjen e djeshme, ai tha se çdo vonesë në dërgimin e armëve për Ukrainën ishte “një ftesë për Rusinë për të goditur përsëri”.
“Ne kemi nevojë për një mbrojtje të fuqishme ajrore – moderne, plotësisht efektive. Ne flasim për këtë çdo ditë me partnerët tanë. Tashmë ka disa marrëveshje. Dhe partnerët duhet të veprojnë më shpejt nëse janë vërtet partnerë, jo vëzhgues.
Vonesat në dërgimin e armëve, çdo kufizim është në fakt një ftesë për Rusinë që të godasë përsëri. Okupatorët, këta terroristë duhet të mposhten me të gjitha forcat, në mënyrë që ata të mos mendojnë se mund të bëjnë presion dhe të mposhtin dikë,” tha Zelensky.
/abcnews.al