Zelensky akuzon Rusinë se po shënjestron qëllimisht civilët: Ndëshkimi është i pashmangshëm

schedule08:19 - 11 Korrik, 2022

schedule 08:19 - 11 Korrik, 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Moskën se po shënjestrimin e civilëve, pasi një sulm me raketa në Chasiv Yar në Donetsk, vrau 15 persona dhe la dhjetëra të tjerë të bllokuar nën rrënoja.

Zelensky tha se një operacion shpëtimi vazhdon për të gjetur dhjetëra njerëz të bllokuar nën rrënoja pasi u shkatërruan dy ndërtesa të larta.

“Kushdo që jep urdhër për goditje të tilla, kushdo që i kryen ato në qytete të zakonshme, në zona të banuara, vret absolutisht me dashje. Pas goditjeve të tilla, ata nuk do të mund të thonë se nuk dinin ose nuk kuptonin diçka. Ndëshkimi është i pashmangshëm për çdo vrasës rus. Absolutisht për të gjithë. E njëjta gjë si për nazistët. Dhe le të mos presin që shteti i tyre t’i mbrojë. Rusia do të jetë e para që do t’i braktisë kur të ndryshojnë rrethanat politike”, tha Zelensky. .abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!