Zelensky akuza Rusisë: Po përdor OKB-në për të justifikuar mizoritë e luftës

schedule08:42 - 6 Prill, 2022

schedule 08:42 - 6 Prill, 2022

Zelensky vuri në pikëpyetje aftësinë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ofruar siguri, duke minuar vetë funksionet për të cilat u krijua gjatë fjalimit të tij kombëtar të martën mbrëma, shkruan The Guardian.

“Këshilli i Sigurimit të OKB-së ekziston dhe siguria në botë nuk ekziston.  Kjo do të thotë se Kombet e Bashkuara aktualisht nuk janë në gjendje të kryejnë funksionet për të cilat janë krijuar. Dhe vetëm një shtet është fajtor për këtë – Rusia ,e cila diskrediton OKB-në dhe të gjitha institucionet e tjera ndërkombëtare ku  ende merr pjesë.

Rusia po përpiqet të përhapë gënjeshtra dhe për të justifikuar mizoritë që po bën. Jam i sigurt që bota po shikon çdo gjë që po ndodh dhe duhet të merren masa në të kundërt do të mbetet vetëm një institucion që garanton sigurinë e shteteve. Përkatësisht – armë.

Në një  intervistë për mediat ukrainase, Zelensky tha se është e nevojshme që kombi i tij të jetë në gjendje të mbrohet nga Rusia në vitet në vijim dhe foli për rëndësinë e garancitë e sigurisë.

“E gjithë kjo po diskutohet në nivel këshilltarësh dhe drejtuesish me Francën, SHBA-në, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Poloninë, Italinë, Izraelin dhe ka shumë aleatë që duan të bashkohen. Deri më tani, ne nuk kemi marrë një listë specifike të garancive dhe një listë të vendeve që janë gati të bashkohen me ne 100%.

Ne nuk kemi nevojë të kemi 40 vende të botës që janë të gatshëm të bashkohen dhe të luftojnë për Ukrainën sipas marrëveshjes. Ne kemi nevojë për lojtarë seriozë që janë të gatshëm për çdo gjë. Ne kemi nevojë për shtete që janë të gatshëm të ofrojnë çdo armë brenda 24 orëve. Kështu që në sekondën e parë kur të ndiejmë kërcënimin nga Federata Ruse, këto shtete të bashkohen dhe brenda tre ditësh të vendosin të bllokojnë gjithçka”.

Duke folur për NATO-n, ai shtoi:

Nëse na ofrohet anëtarësimi në NATO,  ne do të bashkohemi. Por kjo nuk do të ndodhë, për fat të keq, dhe nuk ndodhi. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për garanci sigurie që mund të mbrojmë jetën e njerëzve.”

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!