Zelensky: 220 fëmijë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës

schedule08:45 - 3 Maj, 2022

schedule 08:45 - 3 Maj, 2022

Një 14-vjeçar ka humbur jetën gjatë një sulmi me raketa në Odesa, sipas një deklaratë të presidentit Voloydmyr Zelensky, sipas CNN.

Për çfarë? Me çfarë e kërcënuan shtetin rus këta fëmijë?, tha Zelensky.

Zelensky tha se 220 fëmijë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus. Të paktën 1,570 institucione arsimore janë shkatërruar ose dëmtuar nga bombardimet, shtoi ai.

Ai gjithashtu tha se ishte planifikuar hapja e një korridori humanitar nga Mariupol. Zelensky shtoi se forcat e armatosura të Ukrainës kanë zmbrapsur forcat ruse në jug dhe lindje të vendit, por shtoi se “situata mbetet jashtëzakonisht e vështirë”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!