Analisti Milaim Zeka thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një ndihmë e madhe për Kosovën dhe garantojnë sigurinë e saj.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Zeka u shpreh se nëse Kosova do kishte vetëm 2 ushtarë amerikanë, Serbia nuk do të guxonte të ndërhynte ushtarakisht.
Sipas Zekës, problemi i vetëm i SHBA-ve është ndërtimi i një ushtrie të re, moderne në Kosovë dhe shkëputja përfundimtare e Serbisë nga Rusia dhe presidenti rus, Valdimir Putin.
“Po flas në mënyrë hipotetike. Sikur Kosova të ketë vetëm 2 ushtarë amerikanë, jo më shumë, 2 ushtarë amerikanë, Vuçiçi dhe Serbia kurrë në jetë nuk guxojnë ta mësyjnë ushtarakisht Kosovën. Në momentin që largohen amerikanët, mos e dhëntë zoti, siç e lanë Afganistanin në mëshirën e atyre xhelatëve atje, ne për disa orë, brenda 4-5 orëve, ne do të kishim ushtrinë serbe brenda territorit të Kosovës. Amerikanët nuk e lëshojnë Kosovën dhe Shqipërinë. Kanë edhe Maqedoninë, Malin e Zi, i vetmi problem i amerikanëve është ndërtimi i një ushtrie të re, moderne në Kosovë dhe shkëputja përfundimtare e Serbisë nga Rusia dhe presidenti rus, Valdimir Putin”, theksoi ai./abcnews.al