Gjatë vizitës së kryedemokratit, Lulzim Basha në Shkodër, përveç qytetarëve ai është takuar dhe me disa përfaqësues të artit, mjekësisë dhe sportit në këtë qytet.
Një ndër to ishte aktori Zef Deda i cili kërkojë nga Basha dhe ekipi i tij që të punojnë fort dhe të na fusin në Evropë.
“Me ta prirë zoti mbarë të dhe ekipi tënd të zgjedhur nga Korça, Shkodra e në Gjirokastër me më të mirët e zgjedhur, që duhet të punojmë dhe të realizojmë të gjithë këto që premtuat se kështu e do Shqipëria për tu futur në Evropë. Të plotësoni 15 kushtet siç e do Evropa, jo siç do Azia e Kina se me këto nuk futemi kurrë. Përveç NATO-s dhe heqjes së vizave na fusni edhe në Evropë”, ka thënë aktori.
Ndër të tjera aktori Deda ka treguar dhe sfidën e tij me Covid, ku ka theksuar se nëse nuk do të kishte djemtë do të kishte vdekur.
“Ai është denegrues, më i hedhuri i të tanëve pinte marijuane, u tallte me të gjithë. Akoma më keq nuk është ai por është i marri që na ka hy në mes e rëndësishme, është çfarë thotë Evropa për ne. Pse jemi ne kaq mbrapsht, çfarë ka Zvicra që të jetë ndryshe nga ne, janë më të mençur. Nëse janë 15 kushtet evropiane për një popull që ka vitalitet, problemi është se s’ka fuqi për ta bërë një gjë të tillë. 15 kushtet që thotë Evropa janë etike dhe ne kemi njerëz të aftë siç jeni dhe ju dhe ishalla po bëhet ajo batuta e komunistëve “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Duhet me i dhënë frymë vendit jo si ngelem ne pas Covid që s’na dhanë frymë. Po të mos kisha çunat do të kisha vdekur”, ka thënë aktori.e.su./abcnews.al