Girolamo Lacquaniti , zëdhënës i Shoqatës Kombëtare të Oficerëve të Policisë, foli në programin “Gli Inoscoltabili” të transmetuar në stacionin radiofonik “New Sound Level” mbi videon e shumëpërfolur të arrestimit të mesfushorit, Tiemoue Bakayoko.
“Dhoma e operacionit të Komisariatit të Policisë së Milanos kishte lëshuar një shënim me të cilin sinjalizonte se kishte pasur një përleshje me të shtëna dhe po kërkohej një fuoristradë me një person të zi me bluzë jeshile në bord.
Pikërisht lloji i makinës, lloji i veshjes dhe karakteristikat e lojtarit të AC Milan ngjasonin me të dhënat për personin e dyshuar.
Procedurat e ndërhyrjes që operatorët kanë aplikuar janë ato të standardizuara kur ndërhyhet në subjekte të dyshimta që konsiderohen të armatosur.
A e ndjeu lojtari se ishte viktimë e ndonjë lloj diskriminimi? Jo, ai kishte kohë, mënyra dhe mjete për të ngritur zërin, por në fund të fundit ishte i pari që e kuptoi pse policët e bënë këtë. Pra, duke qenë se unë punoj dhe jetoj në Verona, një qytet i lidhur me Shekspirin, mund të themi “Shumë zhurmë për asgjë”.
Ndonëse nuk jam tifoz i Milanit, shfrytëzoj rastin të përgëzoj Bakayokon i cili nuk u tha policëve ‘nuk e dini kush jam unë”, e kuptoi dinamikën e ngjarjeve, nëse nuk kishte qenë për videon askush nuk do të thoshte asgjë sepse nuk kishte asgjë për të thënë dhe lojtari i Milanit është i pari që e di.
Faleminderit atij që u soll si qytetar model, duke treguar bashkëpunim, duke kuptuar situatën dhe duke shmangur çdo formë polemika”, ka theksuar zëdhënësi i Shoqatës Kombëtare të Oficerëve të Policisë mbi situatën e ndodhur me lojtarin e Milan. /f.a/abcnews.al