Dmitry Peskov, zëdhënësi i qeverisë ruse, është shtruar në spital pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur Moscow Times.
“Po, u sëmura, po marr ndihmë mjekësore,” është cituar të thotë Peskov, gjithsesi 52-vjeçari nuk ka dhënë detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore.
Peskov, zëdhës i presidenti rus Vladimir Putin dhe Kremlinit, është i dyti person në administratën e liderit rus që rezulton pozitiv për koronavirusin. Nuk dihet ende se kur ka qenë për herë të fundit Peskov në kontakt me Putin i cili ka qenë në izolim që nga prilli në rezidencën e tij pranë Moskës.
Kjo masë paraprake u mor pasi ai vizitoi një spital në Moskë ku po trajtoheshin pacientët me virusin korona dhe u takua me mjekun kryesor, i cili menjëherë pas vizitës rezultoi të ishte i infektuar.
Sidoqoftë, Putin e theu izolimin për një ditë në 9 maj për të festuar Ditën e Fitores në Moskë. Po ashtu kujtojmë se në fund të prillit, kryeministri rus Mikhail Mishustin u shtrua në spital pasi diagnostikimit me koronavirus. /abcnews.al/