Zëdhënësi i KFOR-it, koloneli Mario Renna, tregon për ABC News masat që ka marrë forca e NATO-s në Kosovë kundër përhapjes së kovid 19 dhe mënyrës sesi trajtohen ata që preken nga virusi.
“Në përgjigje ndaj pandemisë globale të koronavirusit, forca e udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë, është duke vazhduar në baza të rregullta misionin e saj të mandatuar nga Kombet e Bashkuara për të ofruar një mjedis të sigurtë dhe liri lëvizjeje për të gjitha komunitetet në Kosovë, duke marrë ndërkohë të gjitha masat paraprake për të mbrojtur ushtarët e vet, partnerët dhe popullsinë e Kosovës. Në terma parandalimi, që nga fillimi i pandemisë së kovid 19, KFOR-i ka zbatuar masa të matura bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetsisë, për të zbutur rreziqet ndaj personelit të tij dhe për të gjitha komunitetet e Kosovës. Masa të tilla zbatohen në të gjitha bazat dhe objektet e KFOR-it, dhe përfshijnë masa të rrepta higjiene, shqyrtim dhe kontrolle të gjithë personelit ushtarak të dislokuar. Nëse ushtarët e KFOR-it, infektohen, trajtohen në objektet mjeksore në bazat e KFOR-it dhe vendosen në karantinë për të zvogëluar ekspozimin e mëtejshëm, para se të evakuohen.” /abcnews.al