Pas uljes së rasteve me koronavirus në Spanjë, pronarët e lokaleve dhe restoranteve po përpiqen të gjejnë mënyra të ndryshme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në mënyrë që të hapin bizneset e tyre.
Disa pronarë restorantesh e lokalesh në Madrid kanë gjetur zgjidhjen.
Ata mendojnë ti mirëpresin klientët me një kamarier me maske i cili do mbajë distancë prej dy metrash. Ai do udhëzojë me kujdes klientin drejt tavolinës së pajisur me një xham mbrojtës.
Një restorant në Leganes, Madrid ka instaluar tashmë disa ekranet prototip, të cilat do të lejojnë klientët të shijojnë ushqimin dhe atmosferën e restorantit pa frikë nga infektimi.
Masat e tjera në shqyrtim përfshijnë një propozim të Noche Madrid, një shoqatë e ambienteve të jetës së natës në Madrid për të zvogëluar kapacitetin e institucioneve nga 60 në 65 përqind dhe për të shpërndarë maska dhe doreza në derë pasi të jenë matur temperaturat e atyre që dëshirojnë të hyjnë.
Hotelet tashmë janë duke planifikuar se si do i presin turistët duke përfshirë “paketat e mirëseardhjes” të maskës për fytyrën, dorezat dhe dezinfektuesin e duarve gjatë mbërritjes.
Është shumë herët se kur mund të vihen në zbatim plane të tilla pas deklaratës së kryeministrit se bllokimi i vendit do të zgjasi deri me 9 maj dhe se “për-përshkallëzimi do të jetë i ngadaltë”./abcnews.al