“Zbuloni Shqipërinë”/ “The Times” vlerëson natyrën dhe bukuritë e vendit tonë

schedule14:26 - 12 Gusht, 2024

schedule 14:26 - 12 Gusht, 2024

“Mos e quani Shqipërinë “Greqia e re” apo “Maldivet e lira”. Vija e saj bregdetare është plot me surpriza”.

Është kjo nisja e një artikulli tjetër të gjatë dedikuar vendit vonë, të publikuar në të përditshmen britanike “The Times”. Në një përshkrim për malet, luginat e gjelbra dhe ujin e kristaltë të detit Jon, Shqipëria cilësohet si destinacioni i rrallë dhe ende i pazbuluar i Mesdheut.

Në zbulim të shtigjeve natyrore, plazheve të Himarës, Qeparoit e Borshit, në gjurmët e Çezarit brenda Parkut Kombëtar të Llogarasë gazetarja Marianna Hunt përshkruan natyrën e paprekur dhe trashëgimitë historike të Shqipërisë.

Jo vetëm turistë nga Europa por edhe nga ana tjetër e Globit kanë zgjedhur këtë vit vendin tonë.

Të surprizuar nga bregdeti, siguria në plazhe dhe mikëpritja e njerëzve edhe italianët nuk ngurojnë të thonë se Shqipëria për ta është më e mire sesa Italia.

Shqipëria ka shënuar rritje me 86 përqind në aktivitetin turistik për pesë vitet e fundit, duke lënë pas Greqinë, Turqinë dhe dhjetëra vende të tjera. Raporti i fundit i Komisionit Europian pason artikut e mediave prestigjoze ndërkombëtare dhe jehonën e suksesit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!