18-vjeçari shqiptar, Marios Isak, që u vra mbrëmjen e së martës në Kavalla, është ekzekutuar nga një shqiptar shok fëmijërie i viktimës. Mediat greke bëjnë të ditur se autori e pranoi vrasjen pas arrestimit, por sqaroi se e kishte bërë gabimisht.
Sipas ekspertit të mjekësisë ligjore, që ka kryer ekzaminimin përkatës, plumbi e ka marrë viktimën në kraharor dhe i ka përshkruar mushkëritë.
Viktima ishte lojtar i një ekipi futbolli grek. Sipas informacioneve të mediave greke, shqiptari aktivizohej me ekipin e futbollit të Herakles në Kavalla. I riu shqiptar ishte rritur në këtë qytet, ku kishte ndjekur gjimnazin dhe më pas kishte nisur shkollën e lartë./abcnews.al