Zbulohet rafineria e drogës në Itali, arrestohet 28 vjeçari shqiptar

schedule14:03 - 25 Nëntor, 2020

schedule 14:03 - 25 Nëntor, 2020

Policia italiane ka zbuluar në komunën Miramare në provincën e Riminit një rafineri droge të tipit heroinë, kokainë e metanfetaminë dhe ka vënë në pranga një shqiptar.

Mediat italiane bëjnë me dije se si arrestuari është shqiptari Regis Hoxha 28-vjeç, banues në rajonin e Umbrias  pa precedent penal e me leje të rregullt qëndrimi në Itali, i cili akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Në një apartament janë sekuestruar rreth 22 kg lëndë narkotike  e përbërë nga 19 kg metanfetaminë, 2.5 kg heroinë e gjysmë kg kokainë, e cila vlerësohet me vlerën e prej 260 mijë euro.

Hetimet paraprake të autoriteteve policore italiane dyshojnë se shqiptari i arrestuar është një korrier droge që po përgatiste të shiste lëndën narkotike gjatë periudhës  së festave të dimrit në territorin e  provincës së Riminit.

Në apartament u sekuestruan instrumente për përgatitjen e dozave të drogës, peshore, mixer etj./abcnews.al