Zbulohet qendra e masazhit e kthyer në “fole” prostitucioni në Tiranë, arrestohet menaxherja

schedule11:56 - 11 Maj, 2024

schedule 11:56 - 11 Maj, 2024

Një qendër masazhi e kthyer në “fole” prostitucioni është zbuluar në Tiranë. Si pasojë, është arrestuar menaxherja e qendrës së masazheve dhe procedohen penalisht 4 shtetase të tjera, punonjëse në këtë qendër dhe një 49-vjeçar.

Sakaq, është shpallur në kërkim nga policia një 29-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Flower”.

Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, shpallet në kërkim 29-vjeçari.

Vihet në pranga menaxherja e qendrës së masazheve, procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Flower”.

Si rezultat i tij:

▪️u arrestua në flagrancë shtetasja 28 vjeçe, menaxhere në një qendër masazhesh;

▪️u proceduan në gjendje të lirë shtetaset 26 vjeçe, 35 vjeçe, 26 vjeçe, 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi 49 vjeç, banues në Tiranë;

▪️u shpall në kërkim shtetasi 29 vjeç.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi administronte një qendër masazhesh, në Unazën e Re, me menaxhere shtetasen dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!