Zbulohet plani djallëzor, Guerrils: Të sëmurë mendorë!

schedule08:44 - 30 Shtator, 2019

schedule 08:44 - 30 Shtator, 2019

Derbi Tirana-Partizani u shoqërua me incidente, që ndodhën para ndeshjes. Nëse mbledh faktet për gjithçka ndodhi, kuptohet që gjithçka ka qenë e përgatitur. Prej ditësh stadiumi “Selman Stërmasi” ishte “pushtuar” nga ultrasit bardheblu, që përgatisnin terrenin për koreografitë e tyre.

Gjithsesi ka pasur edhe një plan djallëzor, që ABC News ka arritur ta zbulojë. Pranë tribunës ku qëndrojnë Guerrils në derbi ishte fshehur një arkë fishekzjarrësh, drejtuar nga tifozët. Plani ishte që të ndizeshin nga tribuna ku ishin të vendosur “Capital Crew”.

Litari i këputur, me të cilin u tentua ndezja e arkës së fishekzjarreve | Foto: ABC News

Si do realizohej? Me anë të një litari, i cili fatmirësisht u këput në momentin që ultrasit bardheblu tentuan të ndiznin arkën e fishekzjarrëve. Guerrils reaguan dhe larguan fizhekzjarret, që u morën nga policia. Nëse plani i tyre do të realizohej me sukses, atëherë pasoja do të kishin qenë të rënda. Një nga dëshirat e Capital Crew, me shumë mundësi ka qenë edhe djegia e banerit të Guerrils. Mision i dështuar.


Një nga punonjësit e zjarrëfikësve duke lënë mënjanë arkën e fishekzjarreve | Foto: ABC News

REAGIMI I GUERRILS – Në lidhje me atë që ka ndodhur në stadium kanë reaguar edhe ultrasit e kuq: “Tifozeria e Partizanit dhe çdo tifoz me mentalitet të mirëfilltë pa dallim ngjyrash duhet medoemos të distancohet nga makabriteti që nxit dhunë përtej çdo kufiri të imagjinueshëm sportiv. Tashmë nuk flitet për mentalitet ultras dhe mentalitet tifozerik, por flitet për një tufë të sëmurësh mendore që vetëm i shkaktojnë dëme atmosferës dhe aktivitetit tifozerik ultras në vend.

Së shpejti, përveç idiotizmave huliganesk që pretendojnë të bëjnë kundërshtarët tanë, do bëhet publik edhe një gjest me fishekzjarrë që shkon shumë larg deri në rrezikimin fizik të mbi 1500 vetave në tribunë, mes tyre fëmijë, të moshuar, e vajza. Për këtë gjest organizatoret e tij do mbajnë përgjegjësi shumë të madhe.

Ne nuk jemi promotorë të dhunës e nuk na pëlqejnë të tilla akte, por kur duhet dimë si të reagojmë pa përdorur mjete të rrezikshme dhe gurë. Gjithashtu i bëjmë thirrje medias dhe portaleve serioze të paraqesin me paanësi ngjarjen, pasi nuk mund të krahasoni dhe të ulni në të njëjtin nivel tifozerinë e Partizanit që nuk sulmoi askënd me të sëmurë mendorë që përcjellin mesazhe dhe veprime që gjenerojnë urrejtje dhe përçarje. Ultras Guerrils, gjithmonë ultras dhe gjithmonë në mënyrën tonë!”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!