Zbulohet pas 77 vitesh personi që dyshohet që tradhtoi Ana Frank

schedule14:46 - 17 Janar, 2022

schedule 14:46 - 17 Janar, 2022

Sipas një hetimi të ri, është  identifikuar pas 77 vitesh, i dyshuari që mund të ketë tradhtuar Anne Frank dhe familjen e saj te nazistët. Anna Frank vdiq në një kamp përqendrimi nazist në vitin 1945, në moshën 15-vjeçare, pas dy vitesh fshehje, shkruan BBC

Ditari, i botuar pas vdekjes së saj, është prova më e fuqishme e jetës së hebrenjëve  gjatë luftës. Një ekip që përfshin një ish-agjent të FBI-së tha se Arnold van den Bergh, një figurë hebreje në Amsterdam, “u dorëzua” për të shpëtuar familjen e tij.

Ekipi, i përbërë nga historianë dhe ekspertë të tjerë, iu deshën 6 vite duke përdorur teknika moderne hetimore për të  zgjidhur çeshtjen. Van den Bergh kishte qenë anëtar i Këshillit Hebre të Amsterdamit, një organ i detyruar të zbatonte politikën naziste në zonat hebraike. Organizata u shpërbë në vitin 1943 dhe anëtarët e saj u dërguan në kampet e përqendrimit, raporton abcnews.al

Por ekipi zbuloi se van den Bergh nuk u dërgua në një kamp dhe përkundrazi jetonte në Amsterdam.

“Kur van den Bergh nuk ishte më i mbrojtur, ai duhej të siguronte diçka të vlefshme për nazistët, në mënyrë që ai dhe familja e tij të ishin të sigurt, sipas një agjenti të ish FBI-së, Vince Pankoke.

Ekipi tha se një tjetër person hebre mund të ishte tradhtari. Por gjeti gjithashtu prova që sugjerojnë se Otto Frank, babai i Anës, mund ta ketë pasur dijeni për diçka të tillë dhe e ka mbajtur të fshehtë. Ata gjetën një kopje të një shënimi anonim dërguar Otto Frank që identifikonte Arnold van den Bergh si tradhtarin e saj, raporton abcnews.al

Pankoke tha se antisemitizmi mund të ketë qenë arsyeja që ai nuk u bë kurrë publik. Gazeta holandeze de Volkskrant raporton se van den Bergh vdiq në vitin 1950 . Në një deklaratë, muzeu i Shtëpisë së Anne Frank tha se ishte “i impresionuar” me gjetjet e ekipit hetimor.

Drejtori ekzekutiv i saj, Ronald Leopold, shtoi se kërkimi i ri kishte “gjeneruar informacione të reja të rëndësishme dhe një hipotezë magjepsëse që meriton kërkime të mëtejshme”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!