Bayern Munchen është futur në garën për shërbimet e Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez po shkëlqen me Salzburg dhe kryeson renditjen e golashënuesve në Champions League.
19-vjeçari potent ka shënuar 15 gola në kampionat, 4 në Kupën e Austrisë dhe 7 në kompeticionin evropian. Të shumta janë klubet që i janë vënë pas, mes tyre dhe Bayern Munchen. Kicker raporton se klubi bavarez ka gati 35 milionë euro për kartonin e tij.
Austriakët pretendojnë më shumë për ta lënë të lirë Haaland. Gjithsesi, kampionët e Gjermanisë do paraqesin zyrtarisht këtë ofertë për të matur pulsin e Salzburg, që shpreson që sulmuesi nordik të vazhdojë me gola dhe çmimi i tij të rritet. /abcnews.al