Zbulohet momenti si e arrestoi skuadra e regjimit Tonin Guraziu: Robert Radoja i fshehu veprat e pianos pas xhakete

schedule11:40 - 14 Prill, 2023

schedule 11:40 - 14 Prill, 2023

Zv.dekania dhe shefja e Katedrës së Pianos, Merita Rexha ka bërë një rrëfim për pianistin e parë shqiptar, Tonin Guraziun në “Pas Mesnate”. Ajo ka ndarë shumë detaje rreth tij, veçanërisht është ndalur te arrestimi, duke treguar një episod të rrëfyer nga professor Robert Radoja në momentin që Guraziut iu vendosën prangat.

Rexha ka zbuluar se Guraziu bëri një koncert në moshën 90-vjeçare dhe luajti në piano në mënyrë virtuoze.

Një nga gurët e themelit të shkollës sonë shqiptare të pianos në Shqipëri. Për fat të keq jeta e tij rrodhi në mënyrë shumë dramatike, ai pikërisht në ambientet e shkollës sonë u arrestua. Madje, në një kujtim që bëm para disa ditësh, profesor Robert Radoja tregoi se kishte qenë aty kur erdhi skuadra e arrestimit dhe e pyeti se çfarë ke me vete. Tonin Guraziu kishte librat e pianos, disa vepra që vetë i kishte kompozuar. Ai i shtyu drejt Robertit dhe i tha që nuk kishte asgjë, vetëm xhaketën. Edhe Roberti me shumë kujdes i mbajti këto libra me shumë vështirësi, pasi të ruaje veprat e një personi që ishte i arrestuar në atë kohë ishte shumë problem, edhe ruajti deri më sot.

Më vonë Guraziu u lirua nga burgu dhe nuk bëhej fjalë të kishte një jetë koncertale. Kjo arriti të ndodhte në moshën 90-vjeçare. Tonin Guraziu ka bërë një koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit, i mundësuar dhe nga dy miqtë, Nora Çashku dhe Vaso Tole, që ishte drejtor i Teatrit në atë kohë, u vesh me frak dhe doli para publikut kryeqytetas 90-vjeç dhe luajti shumë mirë në mënyrë virtuoze. Unë e mbaj mend Tonin Guraziun, sepse nuk mund të vazhdosh përpara kur historia po fillon me mua, jo. Dhe t’i jemi të respektueshëm dhe mirënjohës këtyre njerëzve, të cilët duke mos pasur asgjë, ata kanë filluar diçka dhe në një far mënyre përveç se mirënjohje dhe respekt ndaj këtyre njerëzve, ne kemi një lloj detyrimi. Këta njerëz e kanë krijuar muzikën klasike në Shqipëri, kanë sjellë kulturën europiane në Shqipëri deri këtu ku e morëm ne”, rrëfeu ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!