Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Zbulohet mes polemikave murali në forme biblioteke dedikuar Kadares, Agollit dhe Feim Ibrahimit

schedule16:41 - 13 Tetor, 2020

schedule 16:41 - 13 Tetor, 2020

Nga Leontina Nika

Në ditën e lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli, zbulohet murali në formë biblioteke mbi fasadën  e

pallatit të artistëve.



Drejtori dekorit pranë Bashkisë së Tiranës , Henri Cule jep arsyet pse u përzgjodh si koncept biblioteka.

“Sepse biblioteka është shprehja më e mirë e kulturës e artit dhe e dijes. Ne synojmë që këtë frymë ta përcjellim tek brezat e rinj”, u shpreh Cule.

Pikturimi i fasadës është realizuar nga Franko Dine.

Në raftet e librave ndodhen portretet e Ismail Kadares, Dritëro Agollit, sëbashku me veprat e klasikëve botërore dhe veprat e tyre. Më pas vjen partitura e kompozitorit të shquar Feim Ibrahimi dhe portreti mbi ballinën e librit e arkitektit të pallatit Maks Velo.

“Ndjehem i vlerësuar dhe shumë mirë që kam realizuar një punë për artistët e mëdhenj shqiptar”, tha Dine.

E bija e kompozitorit Feim Ibrahimi, përmes një letre dedikuar të atit ka reaguar për minimizimin e figurës së tij me një partiturë, nga ana tjetër ajo ndihet e lumtur  pasi murali është e ngjashme me veprat e realizmit socialist.

“Jemi munduar të bëjmë më të mirën, firma është shumë më e rëndësishme se vetë portreti. Nuk kemi dashur të bëjmë asnjë ndarje për të cilën e bija ka treguar. Po ashtu jam munduar ta sjell në kohë, të jem me kohën bashkë me artistët e tjerë që bëjnë murale në botë. Është e drejtë e çdo njeriu ta perceptojë si të dojë. Janë të pranueshme sepse arti është në dorë”, tha ai.

Edhe renditja e veprave në katet e bibliotekës, ka një simbolikë, një qëllim sipas realizuesit të muralit.

“Në fillim janë artistët botërorë që kanë lënë një gjurmë shumë të madhe. Ismaili po është artist ndërkombëtar.

Emrin këtë herë e kam vendosur në fillim, pasi shpeshherë punët po më prishen. Dhe këtë herë zgjodha të tregoja se pavarësisht se mu prish një punë, një tjetër më e madhe do të vijë pas saj”, shprehet ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!