Policia e Tiranës ka zbuluar një magazinë ku fshihej kanabis dhe përgatitej për shitje në doza.
Magazina ndodhej në “Myslym Keta” dhe në kuadër të operacionit të koduar “Warehouse”, u arrestuan Xhoi Zina, Redion Kuqi, Erdi Gjiriti, Ardit Citaku dhe Angjelina Koçi.
Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë nga Xhoi Zina, në bashkëpunim me Angjelina Koçin.
Policia sekuestroi 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./abcnews.al

