Neymar pësoi një dëmtim mbrëmjen e kaluar. PSG u mposht 0-1 në shtëpi nga Lyon, teksa sulmuesi brazilian pësoi një ndërhyrje të frikshme në kaviljen e majtë në minutat shtesë të takimit.
Ylli i PSG-së u largua në me barrelë mes lotësh dhe në kampin e kampionëve të Francës u shqetësuan shumë. Gjithsesi, kontrollet mjekësore kanë konfirmuar një ndrydhje në kavilje dhe Neymar do të qëndrojë vetëm 3 javë jashtë.
The incident that caused Neymar’s injury #PSG pic.twitter.com/CTNyzblLBY
— ??? (@SGoldy_______) December 13, 2020
Rikthimi i tij në fushë pritet të ndodhë në takimin e 13 janarit kundër Marseille. Çlirim për 28-vjeçarin që u frikësua shumë pas ndërhyrjes së patriotit Thiago Mendes.
Medical update https://t.co/VhT2HbBRGd
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) December 14, 2020
“Lotët u shkaktuan nga dhimbjet e mëdha dëshpërimi, frika, ankthi, operacioni dhe patericat, më kaluan ndërmend kujtimet e këqija. Mund të kishte shkuar më keq për mua, por Zoti më shpëtoi nga një dëmtim serioz“, deklaron sulmuesi i PSG-së. /abcnews.al



