Zbulohet fosili që mund të rishkruajë historinë

schedule19:04 - 26 Janar, 2018

schedule 19:04 - 26 Janar, 2018

Shkencëtarët kanë zbuluar një fosil njeriu në Izrael, i cili daton të paktën 175.000 vjet më parë.

Sipas The Sun, fosili me shumë mundësi mund të rishkruajë historinë.

Nofulla e lashtë mund të provojë që njerëzit e parë janë larguar nga Afrika 100.000 vite më përpara se historianët kanë menduar.

Ky është një zbulim i rëndësishëm pasi fosili i parë njerëzor i cili është gjetur jashtë Afrikës daton midis 90.000-120.000 vite përpara .

Zbulimi i fosilit në shpellën Misliya, Izrael e çon largimin e Homo Sapiensëve nga kontinenti afrikan rreth220.000 vite më parë, duke e bërë këtë një zbulim të rëndësishëm për historianët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!