Steve Liddiard është shpallur fituesi i konkursit të fotografisë historike për vitin 2021 dhe bëhet fjalë për foton e tij të Whiteford Point Lighthouse në Gadishullin Gower, Uells, shkruan BBC
“Fari u ndërtua në 1865 sipas një projekti nga John Bowen, nga Llanelli, duke zëvendësuar një strukturë të mëparshme të 1854, nga e cila nuk ka mbetur asgjë,” tha Liddiard.
“Është e vetmja kullë prej gize e përmasave të kësaj madhësie në Britani”.
Fotot u vlerësuan për origjinalitetin, përbërjen dhe aftësitë teknike krahas historisë dhe ndikimit historik. Dan Korn, nënkryetar i Sky History në Mbretërinë e Bashkuar dhe një nga gjyqtarët e konkursit, vuri në dukje se pavarësisht gjithçkaje, kreativiteti lulëzoi gjatë pandemisë.
Fotografitë më të mira ishin nga vende si Uells, Brazil dhe Turqi.
/abcnews.al