Një 22-vjeçar theu postbllokun e policisë ditën e sotme në Vlorë duke ikur me shpejtësi, por më pas u përplas duke përfunduar në spital.
Gazetari i ABC në Vlorë, Elton Nika mëson se i plagosuri është Dino Hysaj, ndërsa ende nuk konfirmohet nga policia nëse brenda makinës është gjetur diçka e jashtëligjshme.
Por si ndodhi ngjarja?
I riu ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Golf” me targa “AA 850 VP” kur patrulla e policisë i kërkoi që të hapte krahun dhe të ndalonte, por Hysaj nuk pranoi duke shtuar shpejtësinë si pasojë e së cilës në lagjen “10 Korriku” u përplas me një “Benz”.
Nga manovrat e forta pas përplasjes me “Benz”, “Golf”-i i drejtuar nga Hysaj u përplas me një pemë dhe u përmbys, ndërsa Hysaj përfundoi në spital. d.b/Abcenws.al