Zbulohet emri i sulmuesit të yllit, të cilin Mbappe e ftoi te PSG

schedule09:00 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 09:00 - 2 Dhjetor, 2022

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, donte në skuadër polakun Robert Lewandowski. Sipas gazetarëve të Le Parisien, 23-vjeçari francez u takua me golashënuesin 34-vjeçar rreth gjashtë muaj më parë dhe u përpoq ta bindte atë të transferohej në kryeqytetin francez.

Megjithatë, Lewandowski, i cili në atë kohë ishte ende lojtar i Bayern Munich, preferoi opsionin për të vazhduar karrierën e tij te Barcelona.

Roberti këtë sezon ka treguar performancë të lartë në kampionatin spanjoll. 34-vjeçari ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 4 asistime në 14 ndeshje. /G.D abcnews.al/