Zbulohet bomba e Luftës së Dytë Botërore/ Gjermani, evakuohen spitalet dhe mijëra shtëpi

schedule21:54 - 11 Tetor, 2024

schedule 21:54 - 11 Tetor, 2024

Autoritetet në qytetin gjerman të Köln kanë evakuuar tre spitale dhe mijëra shtëpi pas zbulimit të një bombe të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore gjatë punimeve në një kampus të ri mjekësore.

Bëhet e ditur se bomba e gjetur ajrore amerikane 1,000 kilogramëshe, e pajisur me një detonator, do të çaktivizohet të premten.

Një procedurë komplekse evakuimi kishte qenë në planifikim që kur filloi puna e gërmimit në vend rreth gjashtë muaj më parë, për shkak të frikës së bazuar se atje do të zbuloheshin mjete të pashpërthyera.
Ndërkohë, rreth zonës ku ndodhet bomba është krijuar një zonë evakuimi prej 500 metrash, shkruan the Guardian

Autoritetet e qytetit thonë se ekspertët u kanë thënë atyre se tetë bomba të tjera të pashpërthyera mund të jenë në vend, por se kjo mund të përcaktohet vetëm nga gërmimet e mëtejshme.

Dy spitale u evakuuan të enjten, ndërsa një i tretë u evakuua së fundmi, së bashku me deri në 10,000 banorë të cilët u udhëzuan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Trafiku dhe transporti publik u devijuan gjithashtu nga zona.

Pacientët u shpërndanë në spitale të tjera rreth qytetit në më shumë se 300 ambulanca, ose u zhvendosën në një strehë të ndërtuar përkohësisht, ndërsa banorëve iu dha strehim në ndërtesat e shkollave jashtë zonës së evakuimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!