Pas dështimit të Chelsea, për të afruar brazilianin Raphinha, në “Stamford Bridge”, gjatë merkatos së verës, tashmë është radha e një tjetër klubi londinez, për të provuar transferimin e brazilianit, me “topçinjtë” e Arsenal, që tentuan t’i “rrëmbejnë”, Barçës 26-vjeçarin në merkaton e dimrit.
Me Mudryk dhe Joao Felix, që kaluan te “blutë” e Londrës, Arsenal ktheu gjithë vëmendjen nga Raphinha, ku i ofruan klubit “katalanas”, plot 70 milionë euro për kartonin e anësorit. Mirëpo “blaugranat” refuzuan, teksa e konsiderojnë vlerën e ofruar nga “topçinjtë” si shumë të ulët për një lojtar “kyç”, në planet e teknikut Xavi.
Kujtojmë se, në verën e vitit të kaluar Barcelona bleu plotësisht kartonin e 26-vjeçarit brazilian, për 65 milionë euro nga Leeds, vlerë kjo që ndahej në “paketën” 58 milionë + 7 milionë euro bonuse. /i.m /abcnews.al