Zbulohen pasaportat false të Kim Jong Un dhe babait të tij

schedule12:43 - 28 Shkurt, 2018

schedule 12:43 - 28 Shkurt, 2018

Media ndërkombëtare Reuters, ka zbuluar dy pasaporta false, që i përkasin liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe babait të tij Kim Jong-il. Me anë të tyre, dy liderët e regjimit komunist mund të udhëtonin në vendet e Perëndimit.

Kim Jong-un dhe babi i tij, Kim Jong-il mund të udhëtonin në Perëndim mes fundit të viteve ‘90 dhe viteve të para të 2000-ës falë pasaportave braziliane false. Kjo është zbuluar nga një investigim i Reuters, që citon burime të nivelit të lartë në sektorin e sigurisë në Europën Perëndimore. Falë këtyre pasaportave, për të cilat po heton edhe ministria e jashtme braziliane, dy anëtarët e familjes në pushtet të Koresë së Veriut mund të kërkonin vizë për të hyrë në vende perëndimore, me qëllim jo vetëm të udhëtonin, por edhe të studionin rrugë për arratisje nga “mbretëria e izolimit”.

Përdorimi i teknologjisë së njohjes së fytyrës ka konfirmuar se fotografitë në dokumentet e lëshuara më 26 shkurt 1996 me një vlefshmëri dhjetëvjeçare janë ato të një Kim Jong un-i shumë të ri, i cili shfaqet nën emrin Josef Pëag dhe babait të tij, Kim Jong -il “Udhëheqësi i dashur” i cili vdiq në vitin 2011, i referuar si Ijong Tchoi. Të dy kanë lindur në São Paulo të Brazilit.

Pasaportat nënshkruhen nga i njëjti zyrtar i ambasadës, Antonio Jose Maria de Souza dhe Silva, aktualisht përgjegjës për përfaqësimin diplomatik të Brazilit në Mianmar. Ndër destinacionet e mundshme të udhëtimit janë Brazili, Japonia dhe Hong Kongu.  Dokumenti i Kim Jong-un ka si datë lindjeje 1 shkurtin e 1983, dhe në momentin e lëshimit vlerësohet se ai ishte rreth 14 vjeç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!