Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbulohen mbi 1800 bimë kanabisi në Kurbin/ Arrestohet 40-vjeçari, një tjetër në kërkim

schedule13:40 - 18 Qershor, 2026

schedule 13:40 - 18 Qershor, 2026

Një 40-vjeçar nga Kruja është arrestuar në flagrancë në Fushë Gjormë të Kurbinit, pasi u kap në vendin ku ishin kultivuar 1820 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Operacioni i koduar “Vigjilenca 2” u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në kuadër të kontrolleve antikanabis në qarkun Lezhë.

Gjatë ndërhyrjes, policia gjeti dhe asgjësoi me djegie të gjitha bimët narkotike.



Në kërkim u shpall një 54-vjeçar, banues në Fushë Milot, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e këtij rasti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!