“Zbulohen marrëveshjet e para në mbledhjen e qeverive shqiptare”, Cakaj: Kufiri Kosovë-Shqipëri duhet të hiqet

12:00 | 19/02/202012:000

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ndodhet në Kosovë ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Cakaj takimin e parë në këtë vizitë e ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk ku kanë diskutuar në lidhje me perspektivat e përbashkëta të dy qeverive.

Cakaj falënderoi edhe njëherë popullin e Kosovës për ndihmën e dhënë në rastin e tërmetit tragjik, ku shtoi se kufiri Kosovë-Shqipëri duhet të hiqet menjëherë.

“Jam tepër i nderuar që jam këtu në Prishtinë. Populli i Kosovës ka shfaqur një solidaritetit që ka sfiduar edhe kufijtë e të besueshëm, institucionet civile e ushtarake kanë bërë një punë të pashembullt e Qeveria ka dhënë një financim të vyer për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit. Kufiri që ndan dy vendet tona është vetëm simbolik. Ky kufi nuk duhet të ekzistojë fare, duhet të hiqet menjëherë”, tha Cakaj.

Ndër të tjera ministri në Detyrë ka deklaruar se në takim me homologun e tij Konjufca trajtuan disa probleme që janë thelbësore për bashkëpunimin e mëtejmë. Ai ka theksuar ndë rtë tjera se është shprehur gatishmëria për zhvillimin e ambasadave të përbashkëta.

Ne jemi të gatshëm edhe në një numër të konsiderueshëm që të vazhdojmë në të njëjtën praktikë. Dua të theksoj se marrë parasysh se kemi nevojë për konkretizim të bashkëpunimit dhe mbledhje të dy qeverive, i kam propozuar z.Konjufca dy marrëveshje fillestare, e para është që duhet të mblidhemi që të firmosim një marrëveshje për ndarje të shpenzimeve në një fushatë për lobimin e njohjeve të Kosovës. Marrëveshja e dytë është ajo për transmetimin e përvojave në procesin e integrimit evropian”, ka thënë ministri në Detyrë Cakaj./abncews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono