Zbulohen emrat e shqiptarëve që u kapën dje në Breshia

schedule10:25 - 30 Nëntor, 2017

schedule 10:25 - 30 Nëntor, 2017

Mediat italiane kanë zbuluar identitetin e shqiptarit që drejtonte organizatën kriminalë në Breshia që trafikonte marijuanë nga Shqipëria dhe kokainë nga Holanda. Ai quhet Neroid Shuhani 38 vjeç, ndërsa krahu i djathtë i tij është një grua italiane e quajtur Daniela Boniotti 51 vjeç nga Breshia.

Pjesë e kësaj organizate të trafikut ndërkombëtar janë edhe 11 shqiptarë të tjerë, ndër të cilët janë identifikuar Luan Shuhani vëllai i drejtuesit Neroid Shuhani, dhe Robert Kasemi i cili është nipi i tij. Këta kishin rol të rëndësishëm në këtë grup kriminal. Gjatë operacionit anti-drogë të zhvilluar nga autoritetet italiane, u sekuestruan 2.7 ton marijuanë në një kamion në periferi të Romës dhe 3 kilogramë kokainë. Hetimet kanë zbuluar se marijuana trafikohej nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa kokaina nisej nga Holanda.

Nga Shqipëria, marijuana transportohej drejt brigjeve të Kalabrisë në rrugë detare e më pas me kamion në Breshia. Kurse kokaina trafikohej nga Holanda drejt Italisë me makina të përshtatura për të fshehur drogën.

Në total janë 12 shqiptarë të arrestuar dhe 4 italianë, ndërsa janë lëshuar edhe 4 urdhër-arreste të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!