“Zbulime mbresëlënëse në Himarë”, Rama ndan fotot: Zbulohet tuma e tretë, e njëjtë me pjesën tjetër të Ilirisë

schedule17:26 - 8 Nëntor, 2023

schedule 17:26 - 8 Nëntor, 2023

HIMARË- Arkeologët në Himarë kanë bërë zbulime të rëndësishme, të cilat dëshmojnë se në materialet e gjetura kultura e dokumentuar është e njëjtë me pjesën tjetër të Ilirisë.

Lajmin e ka ndarë kryeministri Edi Rama, me anë të një shënimin në rrjetin social “Facebook”. Shefi i qeverisë thotë se përgjatë gërmimeve është zbuluar tuma e tretë, e cila paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve, një traditë e hershme Ilire.

“Zbulime mbresëlënëse në Himarë. Përgjatë gërmimeve të muajit tetor u zbulua tuma e tretë, pranë varrezës tumulare në Himarë, që paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve. Objektet e zbuluara në to i përkasin përiudhës së hekurit të hershëm (shek. XI-X p.Kr). Tumat prehistorike të Himarës konsiderohen si monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian. Kultura e dokumentuar në to është e njëjtë me atë të pjesës tjetër të Ilirisë”, shkruan Rama/ n.m.abcnews.al