Zbrazet një “fan zonë” në Berlin, polica “alarmohet” nga një çantë e dyshimtë

schedule19:31 - 14 Qershor, 2024

schedule 19:31 - 14 Qershor, 2024

Diçka më shumë se 1 orë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Evropian të futbollit, me “Pancerat” e Gjermanisë, që do të presin Skocisë, në “Allianz Arena”, me tifozët që kanë filluar “të nxehin” situatën, para përballjes në fushën e blertë, mirëpo siguata është “nxehur” më shumë seç duhet, duke krijuar një situatë tejet alarmante.

Për këtë Evropian, në çdo qytet të Gjermanisë janë ndërtuar zona apostafe për tifozët, ashtu si ajo në Berlin, që i përngjan stadiumit “Olympiastadion”, pranë zonës së ndërtesës së Reichstag, mirëpo në minutat e fundit zona është spastruar me vendim të autoriteteve të UEFA, për shkak se nga policia vendase është gjetur një çantë shpina e dyshuar për bombë.

“Si një masë paraprake, është vendosur një zonë e kufizuar. Çanta tani është duke u ekzaminuar. Gjithashtu mund të ndodhë që dikush nuk e ka çuar në zonën e ventilatorit sepse çanta e shpinës është më e madhe se formati i lejuar A4”,- tha zëdhënësi i policisë dhe më tej, zona e tifozëve nuk u pastrua plotësisht, por tre nga katër hyrje u mbyllën dhe e gjithë zona u rrethua. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!