Zbrazën kasafortat në dy banesa dhe dyshohen për vjedhje të tjera, arrestohet i riu në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

schedule12:52 - 22 Gusht, 2022

schedule 12:52 - 22 Gusht, 2022

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

F., 27 vjeç dhe M. N., 23 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 14.07.2022, kanë vjedhur, në një banesë, në lagjen “Ali Demi”, 2 kasaforta me 100 000 lekë të rinj dhe mjete identifikim. Ata dyshohen gjithashtu se janë autorë të disa vjedhjeve të tjera.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Kasaforta”.

Vodhën, në një banesë, 2 kasaforta me shuma parash, vihet në pranga 27-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Kasaforta”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

– K. F., 27 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M. N., 23 vjeç, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 14.07.2022, kanë vjedhur, në një banesë, në lagjen “Ali Demi”, 2 kasaforta me 100 000 lekë të rinj dhe mjete identifikimi. Gjithashtu, rezulton se shtetasit K. F. dhe M. N. janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera në banesa, për të cilat vijon puna, me qëllim dokumentimin e tyre me prova ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /abcnews.al